LAJME

​Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet më 22 maj

​Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet më 22 maj
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2022, 16:41

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i Rithemelimit.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke shkarkuar nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enklejed Alibeaj.

Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i Partisë, i cili do te zgjidhet ditën e sotme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika