LAJME

Kryetari i ri i LDK-së: Nga sot përgatitemi për rikthimin e madh

Kryetari i ri i LDK-së: Nga sot përgatitemi për rikthimin e madh
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2021, 19:40

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, fotot gjatë vizitës së tij tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, një ditë pasi kuvendi i LDK-së, e mandatoi atë si të parin e kësaj partie.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mburremi me të shkuarën; ideojmë të ardhmen.

Sot ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova; themeluesit të LDK-së e themeltarit të Republikës sonë.

E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot pregatitemi për sfidat e kohës. Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh.

Mburremi me të shkuarën; ideojmë të ardhmen.

Sot ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova;…

Posted by Lumir Abdixhiku on E hënë, 15 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika