Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, të enjten ka pritur për një vizitë ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, József Bencze, ka njoftuar ai përmes një postimi në facebook. Kryetari Totaj tha se me ambasadorin Bencze, ka bashkëbiseduar për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë në të gjitha fushat..
Postimi i plotë
Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Shkëlqësinë e tij József Bencze, i shoqëruar nga Konsullja Zj. Márta Horváth dhe Konsulli i Nderit Z.Irfan Daullxhiu.
Në këtë takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik, Hungarisë biseduam për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në të gjithë fushat si ato ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore. Njëkohësisht pranova nga Shkëlqësia e tij Bencze urimet për detyrën e re si Kryetar i Prizrenit.