Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe maturinë e treguar dje gjatë mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Në të njëjtën kohë Totaj ka falënderuar dhe aktivistët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së në Prizren, derisa ka theksuar se rezultati i publikuar deri më tani ju jep përgjegjësi për të vazhduar të punojnë me përkushtim për qytetarët.
- Reklama -
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Në emër të ekipit tonë, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe maturinë e treguar në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Këto zgjedhje treguan edhe një herë pjekurinë demokratike të qytetarëve tanë dhe përkushtimin tuaj për një të ardhme më të mirë për vendin.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe strukturat tona në Prizren, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces. Rezultati na vendosi si një forcë të rëndësishme dhe na jep përgjegjësinë për të vazhduar të punojmë me përkushtim për qytetarët tanë.
Urime të gjitha partive politike dhe kandidatëve që morën pjesë në këtë garë demokratike. Roli ynë si përfaqësues të qytetarëve mbetet i njëjtë – të angazhohemi për të mirën e përbashkët dhe për zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë.
Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të fortë dhe një Prizren më të zhvilluar!
Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj!
- Reklama -