Kryetari i Partisë së Ashkanlive për Integrim, Hetem Arifi, e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshanin i cili tha se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i PAI-së e demanton Elshanin: Nuk e kemi prishur koalicionin me VV-në

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Arifi tha se partia e tij do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion qeverisës me VV-në dhe se deklaratat e Elshanit nuk qëndrojnë.
“Jo, nuk ka asnjë prishje të koalicionin. Ne nuk kemi dalë nga koalicioni. Nuk qëndron ajo që ka thënë Elshani. Ai nuk është më nënkryetar i partisë, tani është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Marrëveshja nuk ka qenë për dy zëvendësministra dhe katër këshilltarë, por për një zëvendësministër i cili është emëru. Është emëru edhe një këshilltar, një tjetër nuk është emëru ende, por presim shumë shpejt të emërohet dhe të fillojë detyrën. Por, as kjo nuk do të ndikonte në prishjen e koalicionit”, tha Arifi për Sinjalin./GazetaSinjali/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

