Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati beson që ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm, duke theksuar se beson që drejtësia nuk do të jetë selektive e politike.
“Unë besoj më 16-17 do të jemi në Hagë, do t’i dëgjojmë katër bashkëluftëtar tanë. Besojmë që do të jemi atje, nëse na lejohet, i kemi bërë kërkesa para dy dite, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë. Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm ata do të dalin të pafajshëm. Se besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive, do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, tha Gucati, pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.





