Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet brenda strukturës së AAK-së.
Gashi ka thënë se vendimi vjen pas zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes së nëntë asamblistëve të Kuvendit Komunal, kryesisës së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre i janë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe po ashtu shumë aktivistë.
“Jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia brenda strukturës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, ndërsa do të vazhdojë angazhimin tim si kryetar i Komunës së Obiliqit. Kjo dorëheqje vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes së nëntë̈ asamblistëve të Kuvendit Komunal, Kryesisë së Degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre ju kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuam së bashku. Mos-realizimit të premtimeve të nivelit qendror për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin e në veçanti në aspektin e çështjes së punësimit të qytetarëve të Obiliqit, një kërkesë e kamotshme e banorëve si dhe duke pasur për bazë që edhe nevojat e KEK-ut janë̈ të domosdoshme, pavarësisht angazhimit tim të pandalshëm që kjo çështje të realizohet asnjëherë̈ nuk është krijuar një zgjidhje për këtë problem, si dhe, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve të Obiliqit që angazhimin tim politikë ta vazhdojë si kryetar i pavarur. Pra, gjithmonë para çdo lloj interesi apo bindjeje në plan të parë kam qytetarin e Obiliqit, andaj për mua besimi i qytetarit është vlerë e shenjtë e cila po dëshmohet përmes vullnetit të përbashkët për të ndërtuar qytetin e Obiliqit”, ka shkruar Gashi në Facebook.