- Reklama -

Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Serbët do t’i mbrojnë pozicionet e tyre, të hiqet vendimi për targat

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka folur për situatën e fundit të tensionuar në veri të Kosovës.

Ai për “Kosovo-Online” ka thënë se qytetarët janë të përkushtuar për të mbrojtur pozicionet e tyre.

- Reklama -

Por, siç thotë ai, serbët duan zgjidhje paqësore dhe liri të lëvizjes.

“Mesazhi ynë është si çdo qytetar që është në këtë vend, ne duam paqe, nuk duam dhunë, nuk duam asnjë provokim. Njerëzit janë të përkushtuar në synimin e tyre për të mbrojtur pozicionet e tyre në këtë fushë”, tha ai.

“Ne duam liri të lëvizjes, e cila është e garantuar për çdo person në Evropë, sepse u mohohet serbëve në Kosovë”, tha ai.

Madje sipas tij, serbët atje po bëjnë protestë paqësore dhe se ata janë këmbëngulës në qëllimin e tyre.

“Ne duam të heqim dekretin e miratuar”, tha ai, duke iu referuar vendimit për reciprocitet nga qeveria e Kosovës për targat.

“Nuk ka logjikë të miratohet një rregullore që hyn në fuqi menjëherë, pa asnjë njoftim, pa debat publik ose opinion publik nëse ajo rregullore është e pranueshme për qytetarët në terren apo jo. Ky është një unanimitet i pastër, dhunim i ligjit dhe drejtësisë dhe mohim i lirisë së lëvizjes ekskluzivisht për një popull,” tha Radojeviç.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort