LAJME

Kryetari i Lezhës viziton Rexhep Selimin në Hagë

Kryetari i Lezhës viziton Rexhep Selimin në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2022, 17:39

Kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë të ditur se sot në Hagë e ka takuar, Rexhep Selimin.

Ndreu thotë se me Selimin pati pesë orë bisedë ndërsa vë në pah se ai ishte në gjendje të shkëlqyer psikologjike.

”Sot në Hagë u takova me Rexhep Selimin, një ndër miqtë e mi më të mirë dhe një kontribues pikant i luftës së UÇK për çlirimin e Kosovës. 5 orë bisedë me të pashë mikun tim në gjendje të shkëlqyer psikologjike, i bindur në pafajësinë e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe të tjerëve që mbahen padrejtësisht!

Ishte kënaqësi biseda më të dhe integriteti i lartë me të cilën të gjithë drejtuesit e UÇK-së po e përcjellin këtë izolim të paargumentuar me asnjë provë!”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika