Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku bashkë me gruan e tij kanë vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë” me rastin e 24 majit Ditës së Presidentit ,shkruan gazeta Blic.
Abdixhiku ka shkruar se më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.
“Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.
Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës. Në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeriu gjenë jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që përcaktoj të ardhmen mbarë e mirë; por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në këtë vend. Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”, ka shkruar ai.