Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, ka mohuar edhe njëherë informacionet për një zyrë ruse në këtë vend.
Xheladini tha në Frontal të T7 se këto infomracione ia ka përcjellur Policisë.
“Posa e kam lexuar informacionin të cilin e ka dhënë TV Opoja se në Dragash ekziston një zyrë ruse, gjegjësisht një organizatë humanitare e cila ndan ndihma pas orës 16:00. Unë këtë informacion ia kam përcjellë komandantit të stacionit të Policisë në Dragash”, tha ai.





