Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pas formimit të qeverisë së re nën udhëheqjen e Albin Kurtit, pati disa fjalë për ta.Kllokoqi tha se qevera e re e ka marrë shtetin në dorë në situatën më të rëndë të shëndetit publik dhe të ekonomisë.Ai tha se nuk duan t’i ngarkojnë me zhurma e protesta por shprehu dëshirën që lajmet për masat e reja të bëhen në bashkëpunim me të, e jo t’i marrin vesh përmes mediave.
“Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.
Kryetari i Gastronomëve i çon “selam” Kurtit: Shpresojmë që lajmet mos t’i marrim vesh nëpërmjet mediave

Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!”, shkroi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

