Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarin Vetim Ramadani, të enjten vizituan fshatin Brezne për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen në kuadër të investimeve komunale.
“Gjatë vizitës u njohëm me progresin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, të cilat përfshijnë punime në infrastrukturën rrugore, kubëzime, asfaltime të pjesshme të rrugëve të dëmtuara, ndërtimin e mureve mbrojtëse, zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, si dhe ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza” – theksoi Xheladini.





