Home LAJME Kryetari Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, kërkon edhe një mandat në krye të komunës

Kryetari Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, kërkon edhe një mandat në krye të komunës

0
Kryetari Dragashit nga PDK, Shaban Shabani, kërkon edhe një mandat në krye të komunës

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, të premten ka pritur në takim kryetarin e degës së PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifi si dhe kandidatin për kryetar të komunës së Dragashit zotërin Shaban Shabani.

Në takimin e sotëm si një ndër pikat kryesore ishte aprovimi i kandidaturës së Shaban Shabanit për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen me 17 tetor 2021.

Partia demokratike e Kosovës dega në Dragash ka vendosur unanimisht që Shaban Shabani të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit edhe për një mandat në keto zgjedhje lokale.

Vlen të theksohet se Shaban Shabani është duke udhëhequr me komunën e Dragashit, si dhe synon të udhëheq edhe një mandat katër vjeçar ketë komunë, thuhet në një njoftim nga PDK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here