- Reklama -

Kryetari Basha mirëpriti 21 nxënësit të cilët përfaqësuan Kosovën në 15th Brainobrain International Competition në Dubai

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në Kuvend 21 nxënësit e Brainobrain Kosova, të cilët përfaqësuan me shumë sukses vendin në 15th Brainobrain International Competition të mbajtur në Dubai.

Fëmijët ishin të shoqëruar nga Adella Gjini Rodiqi, drejtoreshë e mësimit, dhe Vlera Matoshi Shala, koordinatore në Brainobrain Kosova, si dhe nga disa prindër.

- Reklama -

Në këtë garë morën pjesë 1,810 nxënës nga 16 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës u rikthye me rezultate të jashtëzakonshme, duke marrë 12 trofe të vendit të parë, 7 trofe të vendit të dytë dhe 2 trofe të vendit të tretë.

Duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetari Basha përgëzoi nxënësit për suksesin e merituar dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e shkëlqyeshme që ata po ndjekin.

“Talenti juaj, së bashku me përgatitjen profesionale nga instruktorë të licencuar të Brainobrain Kosova, dëshmon se rezultatet e jashtëzakonshme arrihen kur punës dhe përkushtimit i bashkohet metoda cilësore”, theksoi kryetari Basha.

Kryetari i Kuvendit shtoi se fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi si prindër dhe si vend, prandaj ata duhet të jenë gjithmonë prioriteti ynë në çdo hap, në arsim, investime dhe kujdes që u dedikohet çdo ditë, tha ai.

Këta nxënës të moshave 6-14 vjeç, që vijnë nga shkolla të ndryshme të Kosovës, garuan në një sërë sfidash që testojnë aftësi të avancuara kognitive në aritmetikë mendore me abakus, zgjidhje të shpejtë të ushtrimeve matematikore, përqendrim, memorizim, mendim logjik e kreativitet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort