LAJME

Kryetari AAK-së në Prizren: Pushteti lokal i PDK-së pushtet i interesit

Kryetari AAK-së në Prizren: Pushteti lokal i PDK-së pushtet i interesit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2024, 22:08

Besnik Krasniqi, kryetar i degës së AAK-së në Prizren përmes një postimi në rrjetin social Facebook pushtetin aktual në këtë komunë e ka cilësuar si pushtet interesi.

Ai tutje ka theksuar se kjo qeverisje lokale nuk e ka as shumicën në kuvend prandaj ka bërë thirrje që  asambleistët e opozitës të mos e shesin votën.

Postimi i plotë:

Arroganca në qeverisje e udhëhequr nga lakmia e grupeve të interesit është simbol i qeverisë lokale. Asambleja komunale është vendimtare në ruajtjen e interesave të qytetarit.
Kjo qeveri nuk e ka shumicën ne kuvend, andaj asambleistët e opozitës nuk duhet ta shesin votën për të ia bërë argatin të keqës.
Ky pushtet ka tregu që është pushtet i interesit dhe nuk është për të mirën e qytetarëve të Komunës tonë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika