LAJME

Kryetarët e komunave veriore do të takohen me Hovenier

Kryetarët e komunave veriore do të takohen me Hovenier
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2023, 09:11

Kryetarët e komunave të veriut, do të takohen sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkoj për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendos a të shkoj në komunë.

Në takim pritet të diskutohet për situatën e krijuar së fundmi në veri.

Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika