Këshilli i Kryetarëve të Komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka mbajtur sot takim online ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-covid të vendosura nga Qeveria.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte pjesë e këtj takimi ka thënë se janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.
“Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së.
Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia”, ka thënë Lladrovci.