• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home VENDI

Kryetarët e Komunave dakordohen me masat anti-Covid nga Qeveria, kërkojnë të mos dëmtohen bizneset

tvprizreni by tvprizreni
November 9, 2020
in VENDI
0
Kryetarët e Komunave dakordohen me masat anti-Covid nga Qeveria, kërkojnë të mos dëmtohen bizneset
0
SHARES
719
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Kryetarëve mbajti takim virtual me Ministri e Shëndetësisë Armend Zemaj për të debatuar lidhur me situatë aktuale me pandeminë Covid19.

Në takim ishin të pranishëm Kryetarët e Komunave, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) z.Naser Ramadani.

Në hapje të takimit nga ana e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Imri Ahmeti, në emër të Kryetarëve i dëshiroj shërim të shpejtë e të lehtë Kryetarit të Komunës së Malishevës që është infektuar me virusin Covid19 si dhe të gjithë të infektuarve tjerë.

Kryetari i AKK-së z.Imri Ahmeti në vazhdim tha se ky takim në këtë format vjen pas masave që janë ndërmarrë dhe atyre që priten të ndërmerren në betejën e përbashkët AntiCovid-19. Ai kërkoi harmonizim edhe në të ardhmen për gjitha veprimet mes institucioneve qendrore dhe lokale, sepse javën që shkoj kryetarët janë vënë në dijeni pak vonë. Kryetarët kanë disa shqetësime për masat që kanë implikime në punët e përditshme të komunave publike por edhe impakti tek bizneset në komuna. Andaj çdo vendim që merret të njoftohen kryetarët në afati optimal që mos të ketë problem në implementim të masave të reja.

Në adresimin e tij para Kryetarëve të Komunave Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pasi falënderoj kryetarët e komunave për bashkëpunimin e deritashëm tha se masat e deritanishme nuk ishin të favorshme meqë infeksioni po shtrihet në nivel vendi. Ne si Ministri e Shëndetësisë kemi vepruar në bazë të rekomandimeve të IKSHP dhe të grupit të ekspertëve duke qenë të vetëdijshëm për ankesat e sektorëve të ndryshëm, por shëndeti i popullatës të jetë primar. E gjitha këto janë bërë në bazë të ligjit kundër pandemisë, ku kemi veprimet kuadër të qeverisë dhe vendimet operacionale të Ministrit të Shëndetësisë. Kategorizimi i komunave është bërë në bazë të praktikave në shtetet evropiane.

Në anën tjetër Ministri Zemaj paraqiti problemet dhe sfidat me numrin e rasteve spitalore në rritje si edhe sistemi i stërngarkuar në QKUK dhe qendrat rajonale spitalore.

Në anën tjetër Kryetarët e Komunave në diskutimet e tyre kanë paraqitur para ministrit sfidat dhe problemet me të cilat po përballen komunat në menaxhimin e kësaj situate pandemike. Ndër këto probleme vlen të ceket problemi me vonesat e rezultateve të testimeve, rreziku për mungesën e oksigjenit në spitalet rajonale, problemet e ekonomisë dhe biznesit me masat mbyllëse, kufizimi i kryerjes së punëve publike në komuna, mungesa e kapaciteteve shëndetësore meqë një numër nga komuna janë dërguar në pikat kufitare dhe aeroport, përgatitjet për kartelën sociale në prag të dimrit, përqindja e testimeve dhe të të infektuarve nuk dallon shumë mes komunave etj.

Ndërsa Drejtori i IKSHP-së z.Naser Ramadani vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarëve ka sjell një situiatë të ndjeshme në këtë kohë, dhe në bazë të kësaj duhet të veprojmë së bashku si institucione. Ai shtoi se janë të vetëdijshëm për problemet në ekonomi por shëndeti është i pallogaritshëm si dhe të kemi shumë kujdes e të ruajmë sistemi shëndetësor nga kollapsimi i mundshëm nga stërngarkesat.

Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free download udemy course
download xiomi firmware
Free Download WordPress Themes
udemy free download
Previous Post

MPJD: Beogradi dështoi të largojë simbolet e Kosovës nga Samiti i Procesit të Berlinit në Sofje

Next Post

Gjendet shëndoshë e mirë vajza e raportuar si e zhdukur para 5 dite në Obiliq

Next Post
Zhduket 19 vjeçarja, familja jep informacionet se ku u pa për herë të fundit

Gjendet shëndoshë e mirë vajza e raportuar si e zhdukur para 5 dite në Obiliq

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

January 30, 2023
Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi mposht Pejën

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.