Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Berisha, bashkë me disa kuvendar ishin pjesë e një takimi në shtetin e Kroacisë, konkretisht në qytetin e Makarska.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook, e cila ndër të tjerash shkruan se atje u pritën nga kryetari Zoran Paunovic dhe kryesuesja e kuvendit Gordana Puharic.







