LAJME

Kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së e cakton veten në Komision

Kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së e cakton veten në Komision
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2022, 13:57

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi, ia ka dhënë vetes edhe një detyrë tjetër.

Ajo e ka caktuar veten që të jetë edhe anëtare e Komisionit i cili do t’i zgjidhjte drejtorët e gjashtë klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton FrontOnline.

Në dokumentin e siguruar nga FrontOnline shihet edhe emri i saj i cili figuron në këtë Komision.

“Bordi Drejtues i ShSKUK-së, anëtar të Panelit Zgjedhor, për përzgjedhjen e drejtorëve të gjashtë klinikave të QKUK-së, cakton PROF. Ass. Dr Agreta Gecaj-Gashi”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit vendimi është marrë më 24 janar të tëtij viti./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika