Shqiptarët pushuan jashtë vendit të tyre këtë sezon turistik veror. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 550 mijë qytetarë, duke shënuar kështu një rekord të ri.
Po çfarë i ka shtyrë shqiptarët këtë verë që të largohen nga vendi dhe cilat kanë qenë destinacionet kryesore?
Sipas INSTAT, në harkun e muajve janar-korrik, numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi, kryesisht për pushime arriti në mbi 3 milionë.







