Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një prononcim për Front Online tha se prioritet i Qeverisë Kurti duhet të jetë vaksinimi i policëve.
“Do të ishte shumë e mirë dhe e nevojshme dhe vaksinimi sa më shpejt i gjithë pjesëtarëve të policisë sepse puna e terrenit është mjaftë e ndjeshme dhe është punë e cila çdo ditë e më shumë kemi pjesëtarë të cilët po infektohen”, tha ajo për Front Online.





