Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhje sot, më 06.05.2026, në të cilën, sipas njoftimit, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Sipas njoftimit, Kryesia e PDK-së ka vendosur unanimisht që ish-kryetari Memli Krasniqi ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e partisë.
“Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për mobilizimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë” – thuhet në njoftim.





