- Reklama -

Kryesia e LDK-së bën homazhe tek varri i Rugovës, Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjedhje dhe as zgjidhje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

Në homazhe nuk morën pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe nënkryetari Agim Veliu.

- Reklama -

Pas homazheve u deklarua Lutfi Haziri, i cili tha se humbja e komunës së Podujevës nuk duhet të përceptohet si humbje e dekadës.

Haziri tha se ky është një mësim i mirë dhe se e përgatitë LDK-në për procese edhe më të mëdha.

“Një komunë nuk duhet të merret as si sukses i dekadës, as si humbja e dekadës. Është mësim i mirë për t’u nxjerrë, për t’u përgatitur në procese të mëdha”.

Numri dy i Lidhjes Demokratike ka sqaruar edhe konceptin e “frymës rugoviane”.

“Filozofia e Rugovës duhet kuptuar nga të gjithë ata që LDK i bart. Ne nuk jemi fanatik politik, as nuk jemi militant politik. P.sh rugovizëm është kur një sukses të bën më të përgjegjshëm sesa arrogant, sikurse shohim në partitë e tjera”.

“Ta zhvillojmë demokracinë që është shtyllë, e cila për Ibrahim Rugovën dhe LDK’në, është e vlefshme për pavarësinë e Kosovës. LDK’ja do të ecë pa u ndalë, sepse është parti që nuk ka as zgjidhje as zgjedhje pa të. LDK ka qenë themelues të Republikës së Kosovës, kjo e fundit është kompromis i kohës për të zgjidhur të drejtat në Ballkan. Ne kemi ditur të ecim prapa Rugovës. Por, sot e asaj dite, ne kemi dhimbje nga humbja e presidentit Rugova”.

Ai tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje dhe as zgjidhje

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort