LAJME

Kryesia e AAK-së mblidhet sot për “konsultime rreth formimit të institucioneve” dhe zgjedhjet lokale

Kryesia e AAK-së mblidhet sot për “konsultime rreth formimit të institucioneve” dhe zgjedhjet lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2025, 12:37

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë.

“Ky takim vjen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ka të bëjë me konsultimet rreth formimit të institucioneve dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale”, thanë burime brenda Aleancës.

Mbledhja do të mbahet sot nga ora 17:00.

Derisa seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 15 prill, partitë opozitare deri më tani janë deklaruar kundër një bashkëpunimi me partinë fituese, Vetëvendosje, për formimin e institucioneve.

Megjithatë, partneri i koalicionit i AAK-së, Nisma, me të cilën garoi në zgjedhje nuk ka qenë plotësisht e qartë për bashkëpunimin e mundshëm me VV-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika