Në ceremoninë e mbajtur dje në Departamentin e Shtetit në Washington për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses operacionit antikorrupsion të Inspektoratit Policor të Kosovës ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin “PIKA 1 dhe PIKA 2”.
“Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën”.






