- Reklama -

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësuesit e projektit britanik “Integriteti Gjyqësor”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim zyrtar dy ish-kryeprokurorë të Mbretërisë së Bashkuar, Nick Hawkins dhe Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS).

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit u zhvillua një diskutim i thelluar mbi disa aspekte kyçe për avancimin e hetimeve dhe përmirësimin e menaxhimit në prokurori.

- Reklama -

Në njoftim thuhet se u theksua rëndësia e vlerësimit dhe mbikëqyrjes së rasteve më të komplikuara, të cilat kërkojnë ekspertizë të veçantë dhe përkushtim të lartë në trajtimin e tyre. Përveç kësaj, u diskutuan mënyrat për përmirësimin e metodave hetimore, përdorimin e teknologjive moderne dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve, me qëllim rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe shpejtësisë së hetimeve.

Po ashtu, bëhet e ditur se u evidentua nevoja për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe fuqizimin e rolit të kryeprokurorit, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe efikasitetit të punës. U theksua rëndësia e një udhëheqjeje të fortë dhe të koordinuar nga kryeprokurori, i cili ka një rol vendimtar në drejtimin strategjik të hetimeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kryeprokurori Kryeziu falënderoi përfaqësuesit e projektit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për avancimin e sistemit të drejtësisë penale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort