LAJME

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të OSBE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 12:06

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e projektit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Kahramon Sanginov, si dhe zyrtaren për monitorimin e proceseve gjyqësore, Etleva Kelmendi – Shabani.
 
Siç bën të ditur Prokuroria, gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e llogaridhënies.
 
Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe mbështetjen që OSBE-ja ofron në ngritjen e kapaciteteve profesionale, monitorimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
 
“Kryeprokurori Kryeziu, falenderoi përfaqësuesit e OSBE-së për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OSBE-së vlerësuan angazhimin e Prokurorisë së Prizrenit në adresimin e rasteve të korrupsionit dhe shprehën përkushtimin për të vazhduar mbështetjen në këtë drejtim” – thuhet në njoftim.
 
Sipas njoftimit, takimi përfundoi me dakordim për vazhdimin e koordinimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika