Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT), dhe Blend Zyrapi, këshilltar teknik.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se gjatë takimit, u trajtua çështja e përbërjes dhe funksionimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, me theks të veçantë në kapacitetet për hetimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandimit me migrantë, shitblerjes së narkotikëve etj. U diskutuan sfidat kryesore në trajtimin e këtyre rasteve dhe nevojat për përmirësimin e kapaciteteve hetimore dhe mbrojtjen e viktimave.
Po ashtu, u diskutua rëndësia e krijimit të ekipeve të specializuara hetimore, të cilat do të fokusohen në trajtimin efikas dhe të koordinuar të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandimit me migrantë, si një prej sfidave më të mëdha të drejtësisë dhe të sigurisë në vend.





