LAJME

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, priti në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, priti në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2023, 14:45

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetari i këtij këshilli, Alfred Balla, Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH- Prokuroria Themelore Prizren.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë ndërmjet dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeprokurori Admir Shala i njoftoi të pranishmit me organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët, sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie.

Ndërkaq,Alfred Balla gjatë këtij takimi ka prezantuar të arriturat dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në fund të takimit drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e drejtësisëm, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika