LAJME

Kryeministrin kroat Plenkoviq uron Kurtin për mandatin e ri dhe riafirmon mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Kryeministrin kroat Plenkoviq uron Kurtin për mandatin e ri dhe riafirmon mbështetjen e Kroacisë për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2026, 13:17

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës.

Plenkoviq, në një postim në X, shkruan se Kroacia mbetet një mbështetëse e fuqishme e rrugës evropiane të Kosovës.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh dhe të punojmë së bashku për stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika