Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet institucional për funksionimin demokratik dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e shoqëror.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, drejtuar qytetarëve dhe aktivistëve, Kurti ka njoftuar se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, në të cilin, sipas tij, janë përfshirë zotimet me të cilat partia e tij fitoi sërish zgjedhjet.
Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësi për qeverisjen, ndërsa ka përmendur edhe sukseset dhe të arriturat e përbashkëta të viteve të fundit.





