LAJME

Kryeministri, Kurti: Vuçiqin e bën nervoz demokracia, dëshiron të bëhet mbret

Kryeministri, Kurti: Vuçiqin e bën nervoz demokracia, dëshiron të bëhet mbret
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2023, 15:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiqin, e bën nervoz demokracia.

Kryeministri Kurti, në një intervistë për gazetën kroate, “Vecernji list” ka theksuar se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret. Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe, prandaj Kosova është shumë të kujdesshme.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika