LAJME

Kryeministri Kurti uron nxënësit, MASHTI u kujdes që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë

Kryeministri Kurti uron nxënësit, MASHTI u kujdes që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2024, 13:29

Përmes një shkrimi në facebok, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kurti me ktëtë rast ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.

“Në një postim në rrjetin social Facebook,

Urime fillimi i vitit të ri shkollor!

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes që na pret, për të cilën punojmë sot e çdo ditë.

Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë, e unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë!”, ka shkruar Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika