LAJME

Kryeministri Kurti uron Ditën e Evropës

Kryeministri Kurti uron Ditën e Evropës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2021, 19:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për Ditën e Evropës.

Ai ka thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se struktura dhe institucione, ato janë vlera dhe një vizion i cili sipas tij duhet shpërndarë.

“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika