LAJME

Kryeministri Kurti udhëton në Zvicër, do të pritet nga presidenti federal Alain Berset

Kryeministri Kurti udhëton në Zvicër, do të pritet nga presidenti federal Alain Berset
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2023, 11:53

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

I pari i ekzekutivit, pasdite do të pritet në takim bilateral nga presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë qëndrimit në Bern, kryeministri do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika