Zyra për komunikim publik e Kryeministrisë ka njoftuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara ëittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.
Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale, bëhet e ditur në fund të komunikatës./TVPrizreni/