LAJME

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2026, 10:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Bosnjë Hercegovinës.

Nga Bashkimi Evropian merr pjesë komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika