Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe mundësitë për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.






