Kryeministri Albin Kurti, në seancën e Kuvendit nuk ka folur për çmimet por ka folur për konsumin e energjisë.
“Ajo çfarë do të përgjigjem tash e më vonë flas prë çmimet, është për eksportimin e energjisë për muajt janar dhe shkurt. Janë tre fkatorë, që njëri prej tyre është keqkuptim”, tha Kurti.
“Faktori 1 është tranziti i energjisë, tranziti nuk është eksport. Kur Serbia i shet energji Shqipërisë, ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por nuk sëhtë eksport. Mos e keqkuptoni”, tha Kurti.
“Faktori 2. Ujmani ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë, me 38 euro e shet 1 megavator, por ne i kemi gjetur ato kontrata. Ujmani eksporton sepse e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë”, shtoi Kurti, transmeton Reporteri.net.
“Faktori 3. Teprica e energjisë, sidomos pas orës 3 -4 pas mesnate. Dje në mëngjes, në orën 3:00, janë shpenzuar 903 megavat. Konsumi 804 megavat. Në orën 4:00 në mëngjes 908 janë shpenzuar e konsumi ka qenë 822. Në 5:00 në mëngjes konsumi ishte 809 më vonë 844. Çka me i bë kësaj energjie?”, shtoi Kurti.
“Përderisa piku në orën 23 ngelet i pambuluar, ne kemi tepricë. Nuk kemi çka t’i bëjmë. Faktori i parë është keqkuptim, të dy tjerët janë realë”, përfundoi Kurti, derisa paralajmëroi se më vonë flet për ngritjen e çmimeve.