LAJME

Kryeministri Kurti takoi policin nga i cili ishte arrestuar 16 vite më parë

Kryeministri Kurti takoi policin nga i cili ishte arrestuar 16 vite më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2021, 19:15

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur sot në një takim drejtuesit e Policisë së Kosovës që u angazhuan gjatë 13 ditëve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Por Kurti ka ndarë një kujtim që ka me një nga policët që u angazhua në Veri.

Kurti ka pritur sot në zyrë kapitetin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, i cili para 16 vitesh e kishte arrestuar kryeministrin aktual, në një nga protestat që organizonte si opozitar, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se me Ahmetin nuk i shtrënguan duart për shkak të pandemisë, por e ka vlerësuar jashtëzakonisht për punën e kryer në veri.

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika