Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gratë e Krushës së Vogël, të cilat Qeveria i ka mbështetur me masën për fuqizim ekonomik.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare.
Kryeministri Kurti ritheksoi se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e në përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.









