Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeminstrit është bërë e ditur se gjatë këtij takimi është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve e zhvillimet rajonale.
“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm. Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Tutje ZKM bën të ditur se kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme.
Kurti, sipas ZKM-së, e falënderoi deputetin Sobel për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.