LAJME

Kryeministri Kurti shtron iftar për Bashkësinë Islame

Kryeministri Kurti shtron iftar për Bashkësinë Islame
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2024, 02:05

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtruar iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

“Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka”, thuhet në komunikatën për media të Zyres së Kryeministrit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika