LAJME

Kryeministri Kurti shkon për në Iowa, thotë se do ta vizitojë edhe Washingtonin

Kryeministri Kurti shkon për në Iowa, thotë se do ta vizitojë edhe Washingtonin
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2022, 16:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitave të tij në SHBA, ka bërë të ditur se prej qëndrimit në Dallas, ai do të shkojë për në Iowa.

Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një videomesazhi, duke thënë se vizita për në Iowa është e veçantë, për shkak të bashkëpunimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës me Gardën Nacionale.

“Jam këtu në aeroplan në Dallas, duke u nisur për në Iowa. Në Teksas kemi pasur takime shumë të rëndësishme me komunitetin amerikan dhe shqiptaro-amerikan, por në të njëjtën kohë edhe me ata që janë në fushën e agrikulturës, sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, e posaçërisht për mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, deklaroi ai.

Sipas deklaratave të kreut te ekzekutivit, Washingtoni do të jetë shteti i fundit i SHBA-së që ai do ta vizitojë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika