LAJME

kryeministri Kurti: Serbia refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes,Kosova konstruktivite

kryeministri Kurti: Serbia refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes,Kosova konstruktivite
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2023, 15:01

Duke shprehur keqardhjen që nuk do të mund të jetë pjesë e Forumit të Mannheim-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrësve u është drejtuar me një video mesazh.

Pasi ka treguar se nuk e ka fare e lehtë për të qenë në këtë kohë kryeministër i Kosovës, për shkak të shumë zhvillimeve, ai ka ritheksuar edhe një herë pozicionin e Kosovës, kundër agresionit rus mbi Ukrainë.

Kurti ka rikujtuar se më mirë se kushdo, kosovarët i kuptojnë ukrainasit dhe qëndrojnë përkrah tyre çdo ditë e në çdo kohë.

Mes tjerash, gjatë këtij video mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër, e ku përmendi refuzimin e Serbisë për t’u dakorduar për marrëveshjen e propozuar nga BE-ja.
Ai tha se në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, i ka ofruar mundësinë që të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës.

“Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi”, tha Kurti, duke shtuar se;- “javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut”.

“Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”.

Kurti më tej deklaroi se Kosova çdo ditë e dëshmon kreativitetin dhe konstruktivitetin.

“Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve”, u shpreh ai në këtë videomesazh.

Kurti shprehu besimin normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si pika qendrore e marrëveshjes.

Forumi i 11-të në Mannheim të Gjermanisë, organizohet nga iniciativa e studentëve të Universitetit të këtij qyteti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika