LAJME

Kryeministri Kurti reagon pas protestës së veteranëve, fton organizatat në takim

Kryeministri Kurti reagon pas protestës së veteranëve, fton organizatat në takim
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Qershor 2021, 15:46

Sot shënohet 22 vjetori i Ditës së Paqes në Kosovë. E pikërisht gjatë ditës është mbajtur aktivitet protestues për shkak të, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo protestë duket se ka arritur një efekt. Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim organizatat e veteranëve.

Siç shkruan inFokus, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim në orën 15 e 30 Xhevdet Qeriqin, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

Temë e takimit raportohet se do të jenë pikërisht shqetësimet fundit të veteranëve.

Kujtojmë se sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur aktivitet protestues përmes artit, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku tha se populli i Kosovës po përballet me shumë sfida, për shkak se EULEX, UNMIK, e tani edhe Specialja kanë gjykuar dhe po gjykojnë vetëm shqiptarët, dhe jo serbët për krimet e kryera në Kosovë.

“Lufta e UÇK-së që kulmoi me Kosovën shtet është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimit. Sot populli përballet me shumë sfida. UNMIKU e EULEX-i akuzuan e gjykuan vetëm shqiptart. Specialja gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e masakrat e kryera nga serbët. Themeluesit e udhëheqësit të UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë dhe jo krimet e serbëve”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika