Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, që nga viti 1999, ka humbur 300 milionë euro të tjera për shkak të veprimeve të Serbisë, të tilla si mosmbajtja e tarifave të transmetimit dhe duke detyruar tregtarët t`i paguajnë TVSH Serbisë për tregtinë tonë të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë gjendje, kryeministri Kurti akuzoi strukturat kriminale në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti bëri të ditur strukturat paralele nuk lejojnë faturimin e energjisë elektrike dhe pengojnë zbatimin e një marrëveshjeje energjetike, të arritur në dialog, 10 vjet më parë. “Pa nxitje për të kursyer, konsumi në këto komuna u rrit me mbi 70% në një dekadë, pjesërisht për shkak të kultivimit të drogës dhe kriptominimit”, shkroi kreu i qeverisë, Albin Kurti.





