- Reklama -

Kryeministri Kurti: Projekti i banimit të përballueshëm, hapi i radhës për ta bërë Kosovën më të jetueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e Qeverisë për të bërë Kosovën më të jetueshme për të gjithë qytetarët. Ai ka njoftuar se sot ka nisur tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm, një nismë që do të sigurojë banesa të përballueshme dhe të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës.

“Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Ky është qëllimi ynë, dhe me projektin tonë të Banimit të Përballueshëm, siç e kemi premtuar, do ta realizojmë”, tha Kryeministri Kurti.

- Reklama -

Shkrimi i plotë:

Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të
Përballueshëm, që siç e kemi premtuar edhe do ta realizojmë. Për të kemi punuar nga fillimi i mandatit:
-Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit;
-Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt;
-Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm;
-Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe
-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.
Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë.
Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort